Emrat/ Kapen 4 autorë të dy grabitjeve në Rinas

RTV KLAN 2017-06-02

Views 8

Katër nga gjashtë grabitësit 3.2 milionë dollarëve, të enjten e kaluar në rrugën e Rinasit, janë arrestuar.

Ata ranë në pranga në një superoperacion të Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, të zhvilluar në Vorë, Prezë, Fushë - Krujë, Lushnje e Vlore, që përfshiu edhe Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kanë qëndruar në një apartament të këtij pallati shumëkatësh.

Dyshohet se kanë përdorur edhe një hotel përgjatë rrugës dytësore Vorë - Tiranë.

Ky është momenti i sjelljes së tyre me pranga në duar, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dy nga të arrestuarit janë ish ? komando në Forcat Ushtarake.

1 - Fation Xhyliu , 33 - vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në SHPSF ?Rogat?

2 - Ditjon Memlika, 31 - vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish - efektiv në Forcat Ushtarake

3 - Neim Avdulaj, 28 - vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish - ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit.

4 - Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A, dhe Ç.A dhe po punohet për kapjen e tyre.

Fatjon Xhyliu është ndaluar prej të premtes në Tiranë dhe urdhër arresti i është komunikuar paraditen e të martës. Si ish - punonjës i policisë private, ai dyshohet se i kishte dhënë informacione grupit për levizjen e parave.

Ky grup është përgjegjës për grabitjen e 3 Dhjetorit 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë ? Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit dhe u morën afro 3.8 milionë euro.

"Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë".

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar vlera monetare të konsiderueshme në paund, dollarë amerikanë, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive.

Burime të grupit hetimor bëjne me dije se paratë u gjetën në hotelin përgjatë rrugës dytësore Vorë - Tiranë.

Policia bëri të ditur se po vijon puna për dokumentimin e grabitjes së ndodhur më 13 Shkurt 2015, në një bankë të nivelit të dytë, pranë Stacionit të Trenit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form