Report TV - Shën Valentini,Klosi:Kemi nevojë të japim e të marrim më shumë dashuri

Report TV 2017-06-02

Views 0

TIRANE-Në ditën e të dashuruarve, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ecovolis organizoi aktivitetin ?Dashuria dhurohet në shumë mënyra?.

Nxënësit e Shkollave të Arsimit Profesional dhe Qendrat e Formimit Profesional kishin krijuar për këtë ditë në mënyrë manuale, një biçikletë dekorative me përmasa 8 metra që do ti dhurohet qytetit të Tiranës si shenjë dashurie për ambientin e përbashkët.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi që morri pjesë në këtë aktivitet, theksoi se kjo është dita që na kujton se sa shumë nevojë kemi për dhënë dhe marrë dashuri dhe se ajo shprehet dhe dhurohet në shumë forma, nga dashuria për partnerin, për njëri tjetrin, për mjedisin, natyrën, qytetin.. etj.

Share This Video


Download

  
Report form