Krahas investimeve madhore në kryeqytet, Bashkia e Tiranës vijon t?i kushtojnë vëmendje të posaçme hapësirave dhe shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët.
Në bashkëpunim edhe me bankën Raiffeisen, u mundësua ndërtimi i këndit të 9 të lojërave në njësinë 5, i cili nga një zonë e lënë në harresë dhe e mbuluar me plehra, është kthyer tërësisht në një hapësirë rekreacioni, me lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një pikturë murale e realizuar nga artisti i ri, Franko Dinaj.
Këndi më i ri i lojërave në Tiranë u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kontributin e bankës Raiffeisen.
?Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar, për prindërit, për bizneset e zonës, për bankën Raiffeisen që na ka dhuruar lodrat. Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t?i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit?, tha Veliaj.