Konsullata dixhitale - Rama: Shërbimi Konsullor online, regjistër për votën e emigrantëve

Ora News Lajme 2017-06-02

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vota e emigrantëve mbetet sfidë për vendin. Por tashmë është hedhur hapi i parë më anë të Shërbimit Konsullor online, që do të shërbejë si regjistër për sisitemin e votimit. Deklaratën Rama e bëri gjatë prezantimit të procedurës së aplikimit të shërbimeve konsullorë, ku shprehu edhe synimin për unifikim të shërbimeve edhe me Kosovën. Konsullata dixhitale, që do të ofrojë 36 shërbime, është mbështetur që prej krijimit nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri.
Shërbimi konsullor online do të shërbejë edhe si një regjistër paraprak për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit në mënyrë që të përfshihen në sistemin e votimit. Kryeministri Edi Rama, teksa foli në prezantimin e procedurës të aplikimit, tha se emigrantët do të mund të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qënë nevoja të vijnë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-sherbimet-konsullor-online-regjister-per-voten-e-emigranteve/

Share This Video


Download

  
Report form