Ora News – Shkelzen Berisha, Ballës: I dënuar, nuk vi dot në Komision se jam jashtë!

Ora News Lajme 2017-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk u paraqit sot në Komisionin Hetimor për ÇEZ.
Në një letër drejtuar Komisionit, Shkelzen Berisha, shkruan se e ka të pamundur paraqitjen për shkak se ndodhet jashtë shtetit për arsye pune.
Kreu i Komisionit Balla, tha se ky njoftim nuk përmbush rregullat e një njoftimi ligjor.
Balla: Kemi vazhdim të marrjes së dëshmive të dy dëshmitarëve të Nue Nikë Kalaj. Nuk ka ardhur. Kalojmë tek Shkelzen Berisha. Njoftohem nga Sekretaria që shtetasi Shkelzen Berisha ka drejtuar një njoftim drejtuar Komisionit Hetimor. I dënuari (lexon shkresën). Ou qenkam unë i dënuari, kryetar i komisionit. Faleminderit. Nuk e lexoj këtë shkresë. Supas këtij dëshmitari që vazhdon të tallet me këtë Komision informohemi se ne jemi të dënuar anëtarët e Komisionit bashkë me mua apo unë vetëm, pak rëndësi ka. Ky person nuk mund të vijë në Komision se qenka jashtë shtetit për një event pune apo për të festuar Shën Valentin, nuk e dimë.
Sa kohë që nuk ka respektuar rregullat minimale të një letre, këta që kanë bërë konsulence me qindra milionë euro, nuk dinë të shkruajnë një letër drejtuar Komisionit. Kjo është hera e tretë që ky dëshmitar thirret për të dëshmuar në Komision, dy herët e para ka refuzuar të bëjë betimin. Në herën e tretë ka paraqitur si arsye për mos ardhjen në Komision faktin se ndodhet jashtë Shqipërisë për një event pune, pa shpjeguar qartësisht kush janë arsyet e qenësishme që bëjnë të pamudnur ardhjen në këtë Komision Hetimor. Duhet të kishte paraqitur në Komision biletën e fluturimit, ose nëse ka arsye shëndetësore raportin mjekësor. Nuk mund të mjaftohemi me një letër për të justifikuar mosardhjen në një Komision hetimor kur kjo është hera e tretë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkelzen-berisha-balles-i-denuar-nuk-vi-dot-ne-komision-se-jam-jashte/

Share This Video


Download

  
Report form