Report TV - Muçaj: Grabitjet në Apoloni që nga ’91-shi,gjejnë treg te shtresat e larta

Report TV 2017-06-02

Views 1

Pak ditë pas operacionit të policisë së Fierit për gërmimet e kundërligjshme dhe grabitjen e veprave në Parkun Arkeologjik, arkeologu i njohur Skënder Muçaj, pohon se trafikimi këtyre veprave ka vijuar që nga viti 1991 në Apoloni. Grabitjet sipas tij, që kulmojnë me zhdukjen e një stele të rrallë në ?94-n, janë bërë me synim të qartë për zhdukjen e dokumenteve më rëndësi historike.

Skënder Muçaj pohon se njëri nga shkaqet që trafikohen thesaret e arkeologjike të Apolonisë është se punonjësit e parkut vetëm marrin rrogën, por nuk e mbrojnë atë.

Gjithashtu arkeologu Muçaj konstaton se tregu i antikuarëve ecën paralelisht me tregun e drogës dhe grabitësit e gjejnë tregun në shtresën e lartë të shoqërisë, ku ka edhe koleksionistë të veprave të artit.

Share This Video


Download

  
Report form