VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike, rrugë e cila njihet për mungesën e sinjalistikës për shkak edhe të punimeve që po bëhen në atë zonë.
Makina ka përfunduar në kanal, e ndërsa drejtuesi i mjetit, identiteti të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.