TIRANË-Protesta e demokratëve poshtë zyrës së Edi Ramës nuk ka shpëtuar pa komente në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri ka porositur deputetët të mos ofendojnë protestuesit, por të vijojnë punën në terren, të shpërndahen në zonat e tyre dhe të vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit.
?Nuk duhet asnjë përçmim për protestën dhe protestuesit. Mos të biem në grackën dhe batakun ku ra Saliu, që denigronte protestat tona. Protestuesit duhet të kenë respektin tonë. Organizatorët e protestës janë çështje më vete, pasi ata kanë qëllime plotësisht të kundërta me ato që thonë. Ne s?kemi çfarë ndryshojmë. Duhet të vazhdojmë normalisht detyrat tona qoftë në Parlament, qoftë në qeveri. Praktikisht protesta është organizuar për qëllime që nuk thuhen nga ana e tyre, por që dihen. Edhe bojkoti i Parlamentit është një mekanizëm i qarte për të bllokuar Vettingun?, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit.