TIRANE-Inatin që KQZ nuk e ka regjistruar ende si parti zyrtare për zgjedhje, Blushi e ka shprehur në sallën e Kuvendit.
Një lumë akuzash ndaj PS, por dhe ndaj ministrit Blendi Klosi, të cilin e etiketoi si vartës të Vangjush Dakos. Por nga vendi nuk ka ngurruar me përgjigje ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Klosi.
Blushi: Duan të më heqin tani përmes KQZ të drejtën për të patur parti. Mirë që në krye të PS nuk e pranuan garën. Mënyra si bënë referendum brenda PS.
Një parti i vjedh votat e veta për të mos futur në zgjedhje. E kush kjo parti, (i drejtohet podiumit të ministrave të qeverisë), Ju që mendoni se Dako është krenari se varros Durrësin e Lashtëpër të mos folur për Elvis Rroshin, apo për këtë tjetrin se mungoka këtu, (Ramën).