TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi gjatë fjalimit të tij në Kuvend i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë verifikimet për personin e tij lidhur me deklalarat se mbi të rëndon një gjobë prej 200 eurosh.
Gaçi tha se nëse provohet se ai ka një gjobë qoftë edhe 20 euro, do ta lërë menjëherë mandatin.
?Ndaj Artan Gaçit nuk ka asnjë gjobë jo 200 euro, por as 20 euro nuk ka. Këtu ka diçka, nuk është thjeshtë një lajthitje. Kam hyrë i ndershëm në politikë dhe me shumë biznese ndërkohë që vazhdoj të jem i ndershëm dhe me më pak biznese. Përfshirja ime në atë listë është dashakeqe dhe më së shumti një lojë e shëmtuar politike për të hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi?, u shpreh Gaçi.