Kreu i bashkisë Erion Veliaj i ka kërkuar organizatorëve të protestës të zhvendosen nga bulevardi për të liruar trafikun. Duke theksuar se Bashkia e Tiranës do të respektojë të drejtën e çdokujt për të protestuar, ai u bëri edhe një kërkesë miqësore për të gjetur një zgjidhje në lehtësimin e trafikut në qytet.