Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E vetmja ofertë që kemi për opozitën është tryeza e reformës në drejtësi. Në këtë mënyrë iu përgjigj Saimir Tahiri deklaratës së Bashës se maxhoranca po ofron ?kokën? e Ministrit të Brendshëm. Për Tahirin është e papranueshme që dëshira e të djathtës për të ardhur në pushtet të mbajë peng reformën në drejtësi dhe të ardhmen e vendit.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu përgjigj menjëherë deklaratës së Lulzim Bashës nga çadra e protestës.
E vetmja ofertë e mazhorancës për opozitën është tryeza e reformës në drejtësi.
?Oferta jonë e vetme është tryeza në reformën e sistemit të drejtësisë. Bujrum le të vijnë, të çojmë përpara reformën në sistemin e drejtësisë. Shqipëria do të bëhet më e mirë vetëm në këtë mënyrë, por askush nuk mund të mbajë peng Shqipërinë, apo reformën në sistemin e Drejtësisë jo me çadra, por as me bunker?.
Për Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, protesta e opozitës është përpjekje për të penguar këtë reformë të rëndësishme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-bashes-oferta-e-vetme-e-mazhorances-reforma-ne-drejtesi/