Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë ju bashkuan protestës së opozitës në Tiranë. Sipas të dhënave gjithça ka shkuar në normalitet dhe nuk janë shënuar incidente. Qytetarët thonë se protestojnë për keqqeverisjen dhe varfërinë.
Është shoqëruar pa incidente mbërritja e protestuesve nga qytete të ndryshme të vendit drejt kryeqytetit.
Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë mbërritur në kryeqytet, me autobusë dhe automjete private, për t?ju bashkuar tubimit të opozitës.
Për Ora News, qytetarët shprehen se protestojnë për keqqeverisjen në vend, për papunësinë, varfërinë.
Ndërkohë 2 mijë efektivë u mobilizuan në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqerohet-pa-incidente-mberritja-e-qytetareve-nga-rrethet/