Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi tha se protesta e djeshme tregoi se Shqipëria është mërzitur me këtë qeveri dhe dje u dha sinjali për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shehi: E rëndësishme është që ne do vazhdojmë. Shqiptarët dolën për një palë zgjedhje që të jenë të ndershme, mos vidhen votat. Si do vazhdojë protesta? Kjo është një çështje që do diskutohet në ditët që vijnë. Kjo tregoi se Shqipëria është mërzitur. Unë gjykoj që kjo është dicka radikale. Ajo që ndodhi dje ishte radikale. Ajo që pashë dje më dha shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po kërkojmë që votat të numërohen. Protestat duhet të ishin për idetë për zgjidhjet. Të votojmë dhe mos na vjedhin votat. Kjo energji harxhohet në një kohë kur bota e ka certifikuar prej kohësh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dashamir-shehi-shqiperia-eshte-merzitur-sinjali-u-dha-dje/