http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Pogradec mëngjesit kësaj te shtune. Dy të rinj, burrë e grua u gjetën te pa jetë në një kasolle pranë banesës së tyre në fshatin Velçan. Policia tha se dy bashkëshortët Erzen Tora, 26 vjeç dhe Fatbardha Tora, 23 vjeçe dyshohet se u konfliktuan fillimisht me njëri-tjetrin në banesë, ku ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Më pas, konflikti ka vijuar ne kasollen qe ndodhej ne oborr. Fatbardha dyshohet se ka goditur bashkëshortin në kokë me nje mjet të fortë,duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj, e tronditur ajo ka pire helm duke i dhënë fund jetës.