Basha: S’largohemi nga sheshi, qeveri teknike për zgjedhje të lira - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndodhi ajo qe pritej. Opozita doli ne shesh për te protestuar dhe per te mos u larguar. Te mbledhur nga te gjithë rrethet, tubuesit u vendosen ne bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?, por mesazhi kryesor per qeverinë u dha përballë zyrave te kryeministrit Rama. Lulzim Basha tha se opozitës i kishte sosur durimi.Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!Duam ndarjen e politikës nga krimi!Duam dinjitet!Duam drejtësi!Duam punë!Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.Çështja kryesore per opozitën mbeten zgjedhjet e lira - tha Basha, e per ketë arsye, ka ardhur koha e një vendimi po aq te rëndësishëm.Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur një herë e mirë maskaradën e grabitjes se zgjedhjeve.Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t?i pranojmë.Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Europës nuk do t?i pranojmë.Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t?i pranojmë.Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.Dështimet e qeverise, sipas Bashes, janë te dukshme:Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës.Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas.Ata dështuan me demokracinë e vërtetë.Dështuan me lirinë e vërtetë. Por lideri demokrat nuk e fsheh se përballë tij janë edhe shume skeptike, ndaj ai kërkon t?i siguroje edhe ata.A jemi ne ndryshe nga këta? Po!Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni.Unë jam gati!Jam gati, t?ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes.Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë.Levizja opozitare tha Basha kërkon sakrifice dhe ai ka zgjedhur te sakrifikoje bashke me qendresataret.Sot, ne vendosim:Ose vendi do vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë.Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.Unë kam vendosur të zgjedh kurajon !Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë!Unë ...

Share This Video


Download

  
Report form