Edmond Budina vjen me filmin “Të thyer” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është vetëm një kauzë për mjedisin, por edhe një thirrje për të mbajtur edhe shpirtin njerëzor më pastër. ?Të thyer?, filmi më i ri i Edmond Budinës rrëfen një marrëdhënie at-bir, ku i shenjti mungon. Me të mungon mirënjohja, të vërtetat e pathëna, mbështetja sepse pushteti errëson sytë. Një nënë që vetësakrifikohet në një fshat apo histori paralele, ku goditet shoqëria, me azilin, me braktisjen, me burgun e kanë bërë në këtë film, Edmond Budinën edhe një aktor. E veçanta e këtij filmi është realizimi me dritë natyrale, që Budina e përkthen në meritën e drejtorit të fotografisë, italianit Daniele Baldacci. Vetë Edmond Budina ka rolin e babit, ndërsa karakteret e tjera ia ka besuar Laert Vasilit, si i biri, njëkohësisht edhe një deputet i inkriminuar, Gladiola Harizajt si Ema, nëna vetësakrifikuese dhe Nikolla Llambro, Zamira Kita e Sotiraq Bratko. Filmi do të prezantohet për publikun në kinemanë e pedonales, nisur nga pasditja e së premtes.

Share This Video


Download

  
Report form