Arrestohet i dyshuari për plagosjen e shitëses në Shkodër

RTV KLAN 2017-06-03

Views 1

Policia e Shkodrës arrestoi këtë të hënë, Shkëlzen Xhenjën, të dyshuar si autor të plagosjes së 49 vjeçares Flutura Shpori, tri ditë më parë në Shkodër.

Burime të TV klan thanë se Xhenja, u arrestua nga policia të dielën pasdite ndërsa ai dyshohet se mund të jetë një person i përfshirë në vrasje me pagesë.

Dyshimet e policisë, janë se i arrestuari, mund të jetë porositur nga Sadetin Sulaj, për ta vrarë atë. Sulaj, është ish- kunati i Flutura Shporit, i arrestuar nga policia në prill të vitit të kaluar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula.

Hetuesit dyshojnë se Sulaj, mund të ketë paguar, Xhenjën, për të vrarë ish- kunatën e tij, për shkak të marrëdhënieve të xhelozisë që kishte me bashkëshorten.

Ai u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa aktualisht ndodhet në Burgun e Shënkollit në Lezhë.

I arrestuari Xhenja, është personazh i njohur për policinë, pasi në vitin 2014, është arrestuar edhe për vendosjen e eksplozivit një personi në qytetin e Shkodrës.

Plagosja e Flutura Shpori ndodhi të shtunën në mesditë, kur ajo u qëllua nga dy persona pranë dyqanit të saj. E plagosura tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form