" /> "/> ">

Report TV - Rama: Protesta e opozitës për të mbrojtur gjyqtarët ‘killera‘

Report TV 2017-06-03

Views 1

TIRANË-"Opozita është kthyer në mburojë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar".

Kështu u shpreh sot në një aktivitet të Policisë së Shtetit mbi promovimin e figurës së femrës me uniformën e policisë, kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek protesta e opozitës që po zhvillohet prej 3 ditësh para kryeministrisë.

Pak para së të merrte pjesë në aktivtetin për Policine, Rama kishte zhvilluar në një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian z Knut Flenckestain.

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po pengon procesin e Vettingut, duke mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që sipas tij, mund të cilësohen si killera të veshur me toga të zeza.

?Tradhëti më vete që kriminelët që ke arrestuar me prova ti rishikosh në rrugë të ribëjnë krime në rrugë për të cilat janë dënuar më parë sepse janë më të fortë sesa ty përfaqësuesi i shtetit në gjykatë. Qindra e qindra krime të rënda janë, krime të përsëritura nga kriminelë të arrestuar nga Policia e Shtetit e të liruar në sallë nga gjykatës së korruptuar për të cilët na duhet Vettingu. E vetmja rrugë për të çliruar popullin dhe Policinë e Shtetit si forca që mbron popullin nga krimi e prishësit e rendit e qeteëisë nga kthetrat e këtyre killerave që sot mbrohen nga bojkoti i Parlamentit?.

Share This Video


Download

  
Report form