Është shumë pranë miratimit nga Qeveria, drafti i Ministrisë së financave për faljen e detyrimeve të biznesit ndaj tatimeve e doganave.
Në një komunikim me gazetarët Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se parashikohet falja e një totali detyrimesh prej rreth 90 miliardë lekësh. Ligji fal plotësisht borxhet para vitit 2010, ndërkohë që i jep mundësi biznesit të përfitojë faljen e gjobave dhe kamatave nëse paguan principalin për borxhet nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014.
?Ligji që ne afrojmë për lehtësimin e pagesave dhe të fshirjes së detyrimeve, do afrojmë një instrument shumë të mirë formalizmi dhe unë e besoj këtë?, u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj u ndal dhe te një tjetër lehtësi fiskale të ofruar së fundmi për qytetarët, rivlerësimin e pasurive. Ai tha se deri tani janë regjistruar rreth 32 mijë aplikime nga qytetarët, përfitimi i të cilëve nga ky proces pritet të shkojë në rreth 180 milionë dollarë.