Opinion - Protesta e opozites dhe qeveria! (21 shkurt 2017)

RTV KLAN 2017-06-03

Views 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Te ftuar: Henri Cili, Iris Luarasi, Ermal Hasimja, Artan Hoxha, Mark Marku,Fari Balliu

Kronike me e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-protesta-e-opozites-dhe-qeveria/

I pyetur nga Blendi Fevziu, në emisionin Opinion për darkën që Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta janë duke konsumuar, Fahri Balliu është shprehur se kjo darkë është normale. Sipas Balliut kjo është një darkë e natyrshme duke parë situatën e rëndë politike në të cilën ndodhemi. ?Ka një kontradiktë mes Metës dhe Ramës, Meta ka më shumë përgjegjësi, Rama është fajtori kryesor. Meta bën gabim që e mban Ramën?, është shprehur Balliu. Sipas Balliut Rama do të largohet sepse protestat do të vazhdojnë të masivizohen. Balliu shprehet se mes Metës dhe Ramës ka një situatë të tensionuar e për këtë faji kryesor është i Ramës.
Fevziu: Ka tension me Ramës dhe Metës?
Balliu: Me Ramën edhe duke qeshur të jesh ka tension. Rama është njeri i tensioneve. Meta është i përgjegjshëm Rama jo.

Henri Çili e ka quajtur të konsumuar fabulën Rama Meta. I ftuar në emisionin Opinion ai ka deklaruar se debati brenda mazhorancës nuk duhet të ketë më vëmendje sepse nuk është në interes publikut. Sipas Çilit marrëdhëniet apo tensionit mes tyre janë konsumuar. Interes do të përbënte nëse LSI do ti bashkohej një poli të tretë ka thënë Cili.

Studiuesi Mark Marku, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se kreu i Kuvendit, Ilir Meta për arsye pragmatiste është i interesuar që të mos ketë Edi Ramën kryeministër. Marku e arsyetoi këtë qëndrim me faktin se interesi i opozitës është edhe interesi i LSI-së. ?Janë interesa të përbashkëta por jo interesa koalicioni. Sepse vetë minisrat, ke Lefter Kokën, Petrit Vasilin, ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, ke katër ministra dhe deputetin e Gjirokastrës të cilët e kanë akuzuar vetë kryeministrin për tjetër gjë. Qeveria po stimulon krimin dhe po përdor grupet për të manipuluar votat?. Ai tha se në këtë kuptim çdo forcë politike që nuk kontrollon trafikun e lëndëve narkotike është e rrezikuar nga Rama. Marku theksoi se LSI-ja është në të njëjtin rrezik si opozita, ajo mundët që duke u larguar nga koalicioni mund të humbasë disa deputetë, por kjo është e pasigurtë. Sipas tij, nëse është reale rreziku i përfshirjes së gjithë infrastrukturës kriminale në zgjedhje dhe nëse të gjithë janë të varur nga Rama, siç e ka thënë edhe vetë Meta, Berisha dhe të gjithë aktorët politik të Shqipërisë. Marku tha se Edi Rama bashkë me infrastrukturën kriminale mund të përcaktojë numrin e deputetëve të secilës forcë politike.

Fahri Balliu, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se jemi në një moment të vështirë, pasi kemi një kryeministër që ka thyer të gjitha rekordet e korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin. Balliu theksoi se Edi Rama është njeriu që inkriminon çdokënd që bashkëpunon me të. Sipas tij, Rama është frymëzuesi i krimit dhe jo që i doli të gjejë...

Share This Video


Download

  
Report form