Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
13 thertore nga 26 të tilla janë bllokuar në Vlorë nga AKU. Pas aksioneve të këtij autoriteti subjektet rezultuan se ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë kushteve higjenike, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve. Drejtuesi i AKU në Vlorë, Lorenc Rexho paralajmëron aksione të tjera.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 13 thertore në qytetin e Vlorës për mungesë të kushteve bazë të higjenës.
Kreu i këtij autoriteti në qytetin bregdetar, Lorenc Rexho, thotë se disa prej subjekteve u është pezulluar aktiviteti, ndërsa për të tjerë është lënë një afat për përmirëisimin e standardit të higjenës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jashte-kushteve-higjeno-sanitare-bllokohen-13-thertore/