Prej ditës së mërkurë Policia e Shtetit ka nisur një operacion për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni i urdhëruar nga Ministri i Brendshëm, i cili është shtrirë në të gjithë vendin ka për qëllimin evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve dhe kubikëve që mund të kultivojnë bimët narkotike.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se po kontrollohen sera, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura.
Policia po fotografon godinat e braktisura dhe serat për të parë nëse do të kultivohet ose jo kanabis.
Në operacionin e policisë do të angazhohet edhe një helikopter, për të monitoruar nga ajri situatën.