Befason Ali Ahemti, BDI mund të qëndrojë edhe në opozitë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryesia e Bashkimit Demokratik per Integrim është mbledhur serish kete te premte për te zyrtarizuar dhënien e firmave LSDM-se per formimin e qeverise se re me kryeministër Zoran Zaev. Dy dite me pare, partia e Ali Ahmetit i dha dritën jeshile projektligjin për gjuhen shqipe, ndërkohe qe kete te premte siç është njoftuar pritet te diskutohen çështje te tjera qe kane te bëjnë me platformën e përbashkët te partive shqiptare, përbërjen qeveritare si edhe harmonizimin e programeve te dy forcave politike. Por përpara mbledhjes se kryesisë Ali Ahmetit ka bere nje deklarate qe ka suprizuar jo pak mediat, duke u shprehur se ende te gjitha opsionet janë te hapura, edhe ai i qëndrimit te BDI-se ne opozitë, nëse me LSDM-ne nuk do te arrihet dakordesi për te gjitha çështjet. Ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë kane deklaruar se do te protestojnë kete te premte ne Shkup, siç thonë ata per mbrojtjen e interesave shtetërore dhe shmangien e defaktorizimit te Maqedonisë. Protesta është njoftuar ne rrjetet sociale duke nisur nga ora 17:00 ne sheshin ?Maqedonia? ne Shkup. Zbritja ne shesh vjen vetëm pak dite pas deklaratës se kreut te VMRO-se Gruevski se do ta luftoje deri ne fund për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe pas lajmit per arritjen e nje marrëveshje per qeverinë mes BDI-se dhe LSDM-se.

Share This Video


Download

  
Report form