Fillon projekti i rrugës së Lumit të Vlorës

RTV KLAN 2017-06-03

Views 3

Kaq gjatë e kanë pritur qytetarët e Vlorës, mbajtjen e premtimit për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës saqë i kanë bërë dhe një këngë.

Por pritjen e tyre kryeministri Edi Rama që ishte për të lajmëruar fillimin e punimeve për këtë projekt e lidh me padurimin gjenetik të vlonjateve, të cilin tregon se e ka vuajtur edhe vetë.


Si deputet i Vlorës, kryeministri thotë se për Vlorën ka bërë jo pak pavarësisht pamundësisë për të përmbajtur çdo premtim për shkak të buxhetit të kufizuar. Projekti kushton rreth 2 miliardë lekë dhe punimet parashikohet të mbyllen për 24 muaj./TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form