Report TV - FMN i jep Shqipërisë 73.2 mln euro kredi me terma të buta

Report TV 2017-06-04

Views 0

Akordohen dy këstet e fundit të marrëveshjes së huasë trevjeçare, qeveria plotësoi detyrimet

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi dje rishikimet e fundit (të nëntë dhe të dhjetë) të programit ekonomik të Shqipërisë, mbështetur nga një marrëveshje e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF).

Përfundimi i rishikimit i lejon autoritetet shqiptare të tërheqin një hua prej rreth 73.2 milion eurosh, shumë, që e çon në total në rreth 377.3 milionë euro totalin e kësteve të marra në tre vjet sipas marrëveshjes dypalëshe, të nënshkruar nga qeveria Rama dhe FMN. Më 28 korrik 2014, Bordi Ekzekutiv miratoi një hua 36 mujore për Shqipërinë, që do të disbursohej me këste.

Kushti ishte që autoritetet shqiptare të respektonin marrëveshjet për reduktimin e borxhit publik, stabilizimin e parametrave kryesorë makroekonomikë, rritjen e të ardhurave buxhetore, si dhe uljen e deficitit buxhetor.

Share This Video


Download

  
Report form