Report TV - Veliaj: Parkoni duke dërguar vetëm një SMS në nr. 50500

Report TV 2017-06-04

Views 0

Nga nesër, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk ka nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën, por mund ta bëjë atë vetëm me një SMS.

Është e thjeshtë: targën e makinës nise me mesazh në numrin 50500 dhe nga ky moment paguar vendin e parkimit për një orë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e demonstroi mënyrën e re të pagesës së parkimit në Tiranë, theksoi se projekti shënon fillimin e një etape modernizimi për kryeqytetin.

?Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para në dorë nuk është as transparente, por as moderne. Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS