Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka vijuar për të dytën ditë rradhazi mbledhja e firmave për peticionin pro vettingut.
Bashkë me qytetarët edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili tha se mosbërja e reformës pengon 40% të projekteve të Bashkisë.
Veliaj: ?Tirana ka bërë punë të jashtëzakonshme, të cilat s?ishin bërë prej kohësh. Ajo është sot më e pastër, ka më shumë investime, sukses në realizimin e punëve publike, por imagjinoni sa shpejt mund të kishin ecur gjërat sikur Tirana të mos bllokohej në 40% të projekteve të veta! Ju kujtohet ura që bëmë tek ish NSHRAK-u? Në secilën prej këmbëve të urës, gjykatat tona kishin gjetur nga një pronar. Ai projekt u vonua, vetëm për këtë arsye. E mbani mend se sa ndërtime kemi prishur te Liqeni? 90% e tyre sot fatmirësisht janë prishur, por edhe i fundit që u prish te Diga e Liqenit ishte një ndërtim pa leje, i cili me një vendim gjykate nuk e lejonte bashkinë të bënte punën e saj, pra lirimin e hapësirës publike?.
Veliaj apeloi qytetarët të plotësojnë peticionin për të treguar se e duan vendin e tyre më shumë se Ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Veliaj: ?Ndonjëherë, në televizor të duket sikur të huajt e duan më shumë se ne Shqipërinë, sikur ambasadorët e duan më shumë se ne vendin tonë. Kjo është gjë e mirë, që ata kanë këtë ndjenjë për Shqipërinë, por nuk mund ta duan Shqipërinë më shumë se ç?e duam ne. Ndaj thirrja ime është sot, kush e do Shqipërinë, nuk ka nevojë të thotë, ?o sa mirë me qenë shqiptar?, sepse të qenit shqiptar i mirë, sot do të thotë drejtësi.T?i dalim zot vendit, duke hedhur një firmë, për të treguar që shumica e heshtur dhe shumica e drejtë e do reformën, e do drejtësinë, e do Tiranën, e do Shqipërinë?.
Ndërkohë në të gjitha pikat e ngritura për firmosjen e peticionit janë drejtuar qytetarë, të cilët tregojnë për Ora News dhe arsyet pse kanë vendosur të firmosin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-veliaj-tregoni-qe-e-doni-shqiperine-me-shume-se-ambasadoret/