http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqetësimi i ngritur nga kryeministri Rama dhe disa liderë te tjerë ballkanik per rrezikun e rritjes se ndikimit rus ne Ballkan, gjen mbështetje edhe ne radhët e vete Partisë Republikane Amerikane. Njëra nga eksponentët e administratave te presidenteve Reagan dhe Bush, Linda Chavez, ne nje interviste per Vizion Plus, tregon se ekziston nje rrezik real dhe se marrëdhëniet e afërta te administratës Trump me Rusinë kane shqetësuar edhe kongresin amerikan. ?Unë jam e frikësuar per marrëdhëniet qe ka Trump dhe administrata e tij me Rusinë. Unë jam nje republikane konservatore, nuk e kam mbështetur z. Trump. Mendoj se edhe Kongresi është i shqetësuar per marrëdhëniet e stafit te Trump dhe Rusisë. Do te ketë seanca dëgjimore per ketë dhe pres qe kjo do te frenoje disi marrëdhëniet e ngrohta te z. Trump me Rusinë. Mendoj se nëse Shtetet e Bashkuara do te tërhiqeshin nga ajo qe kane bere deri tani, do te ishte nje kërcenim i madh. Rusia po zgjeron ndikimin e saj ne Ballkan dhe ne Lindjen e Mesme. Dhe besoj se nje nga rreziqet me te mëdha te administratës Trump është tërheqja dhe përqendrimi vetëm te politikat e brendshme amerikane. Por ky do te ishte një gabim shume i madh.?