“Vetingu, pas qeverisë teknike” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë para nisjes së procedurave për ngritjen e komisioneve të Vettingut në Parlament, ku prezenca e opozitës është e domosdoshme, kryetari demokrat Lulzim Basha, tha se ky proces nuk do të zhvillohet me qeverinë Rama.Në ditën e nëntë të protestës, Basha i dha një përgjigje edhe lëvizjes së shoqërisë civile, e cila ka nisur mbledhjen e firmave, për ngritjen sa më parë të organeve të vettingut.Kreu i opozitës ritheksoi se vetëm një qeveri teknike, pa ndikimin e bandave të krimit dhe drogë, do garantojë zgjedhjet e lira më 18 Qershor.Në çadrën e protestës pranë Kryeministrisë, Partia Demokratike organizoi një takim me artistët, të cilëve Basha u premtoi mbështetjen dhe theksoi se kurrë nuk do të bëjë pazare në kurriz të interesave të tre dhe qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form