Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka folur për herë të parë lidhur me lajmet e përhapura në media se ajo ka shtuar masat e sigurisë në Tiranë, pasi ndihet e kërcënuar.
Në një intervistë për gazetën kroate ?Jutarnji list?, ambasadorja Vlahutin thekson se ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe mohon të jetë kërcënuar me jetë.
?Titujt e gazetave se gjoja më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit?, ka deklaruar Vlahutin.
Ambasadorja e BE-së ka folur edhe për rezistencën që po i bëjnë Vettingut një grup i vogël politikanësh në Shqipëri.