Ora News – Basha me ish-të përndjekurit: Liria po kërcënohet nga diktatura e krimi

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mëngjesin e dhjetë të protestës, kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjestarë të shtresës së të përndjekurve politikë, duke deklaruar se 26 vjet pas rrëzimit të diktaturës komuniste, liria është e kërcënuar nga diktatura e krimit dhe e drogës. Pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe Lavdie Nela, bashkëshortja e shkrimtarit të vrarë Havzi Nela, e cila kërkoi hapjen e dosjeve.
Domokratët janë në ditën e 10 të protesës para Kryeministrisë për zgjedhje të lira, ndërsa kryetari Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-të përndjekurit politik.
Pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gruaja e shkrimtarit dissident, Havzi Nela, i cili u var mes qytetit të Kukësit.
Në çadrën e protestës, ajo tha se lumturia e saj perëndoi kur diktatura i vrau bashkëshortin. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë:
Lavdie Nela: Unë kërkoj të hapen dosjet me çdo kusht. Të dënohen gjithë kriminelët që na kanë vrarë të rinjtë dhe një nga këto është dhe bashkëshorti im Havzi Nela.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ish-të përndjekurit politik janë monumenti i luftës për liri, ndaj ai premtoi rikthimin e vëmendjes së qeverisë, e cila sipas tij në këto 26 vite ka munguar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-ish-te-perndjekurit-liria-po-kercenohet-nga-diktatura-e-krimi/

Share This Video


Download

  
Report form