Pagesa e parkimit në rrugët e kryeqytetit nëpërmjet celularit, duke dërguar një mesazh në numrin 50500, ka pasur sot ditën e saj të parë të punës.
Menaxhimi i kësaj mënyre pagese do të monitorohet nga Tirana Parking dhe policia bashkiake. Marions Xhabrahimi, inspektor i Tirana Parking, shpjegoi edhe mënyrën se si do të funksionojë, kjo mënyrë pagese, e cila e bashkon Tiranën me kryeqytetet e tjera të Europës që përdorin këtë mënyrë pagese.
?Duke filluar që sot është një mundësi e re pagesë parkimi për qytetarët vetëm me anë të një mesazhi në 50500 ku dërgon vetëm targën e mjetit dhe ke të drejtën të parkosh për një orë automjetin?, Marinos Xhabrahimi.
Në verifikimin e automjetit, nëse e ka bërë pagesën apo jo, do të jenë edhe punonjës të Policisë bashkiake. Leonard Durrsi, inspektor përgjegjës në sektorin e sigurisë rrugore pranë policisë bashkiake, u shpreh se verifikimi i biletës fizike dhe e mesazhit që ka vlerën e parkimit do të jetë nën mbikëqyrjen e policisë bashkiake.
?Policia Bashkiake e monitoron nëpërmjet biletave fizike dhe nëpërmjet sistemit të ri e pagesë 50500. Ne rast se mjeti nuk ka biletë fizike në xham, atëherë do të thotë që nuk ka prerë biletë dhe kontrollohet me tablet nëse është bërë pagesa ose nuk është bërë?, tha Durrsi.