Në fjalën e tij para mbështetësve, Lulzim Basha denoncoi dhunimin e dy motrave nga Fieri, që sipas tij arsyeja ka qenë pjesëmarrja në protestën e PD në 18 Shkurt në Tiranë.
"Bandat e krimit po dhunojnë mbështetësit tanë. Policia të gjej autorët e dhunimit të 2 vajzave që ishin në protestë, Antoneta dhe Gladiola Hatillari dhe ti arrestojë.
Policia ka 24 orë kohë për t'i arrestuar autorët e dhunimit të dy vajzave, pasi e di se kush ka qenë, ose merreni parasysh pasojat" u shpreh Basha duke vendosur ultimatum.