http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të martë, ishte radha e grave deputete socialiste, per te firmosur peticionin ne mbështetje te vetingut. Kryetarja e forumit të Gruas socialiste, Olta Xhaçka tha se zbatimi i reformës ne drejtësi duhet te behet sa me pare. Por ndërsa fushata per mbledhjen e firmave te qytetareve është shtrire edhe ne disa rrethe, opozita kishte bere gati nje skenar per te ironizuar nismën. Para kryeministrisë ata vendosën një instilacion me personazhet e ?Ali Babës me 40 hajdutë?. Por personazhet kete radhe ishin kryeministri Rama, ministra e deputetët te PS-së, por asnjë figure nga LSI. Protestuesit i zhvendosen personazhet në një nga tendat e ngritura nga shoqëria civile, ku po mblidheshin firmat e qytetarëve.