Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forumi i Gruas Socialiste firmosi peticionin për Vettingun. Kryetarja e këtij forumi, deputetja Olta Xhaçka u përcolli mesazh të gjithë qytetarëve që të mos ndahen politikisht kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. Pranë tendës ku qytetarët firmosin pro vettingut, të rinjtë e PD kanë vendosur portetet satirike të kryeministrit Rama, ministrave dhe deputetë të majtë.
Firmave të qindra qytetarëve që firmosin peticionin për Vettingun, i është shtuar edhe nënshkrimi i forumit të gruas socialiste.
Kryetarja e këtij forumi, deputetja Olta Xhaçka u shpreh se qytetarët e duan reformën në drejtësi, ndaj dhe në sondazhet rezulton se 98% i janë përgjigjur pozitivisht nevojës për të.
Xhaçka: Partia Socialiste sigurisht e mbështet fuqimisht Reformën në Drejtësi, ashtu siç e mbështesin shumica e qytetarëve në masën 98%.Mbështesim gjithashtu edhe ligjin e Vettingut si lokomotiva që e çon përpara këtë proces të gjatë, këtë rrugë të gjatë të reformimit të një sistemi të degraduar dhe të korruptuar për t?i hapur vend shtetit të së drejtës.
Deputetja apeloi qytetarët që mos të ndahen politikisht kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/forumi-i-gruas-socialiste-nenshkruan-pro-reformes-ne-drejtesi/