28 milionë euro të bllokuara si transaksione të dyshimta

RTV KLAN 2017-06-04

Views 3

28 milionë euro janë bllokuar gjatë vitit 2016 si tansaksione të dyshimta në bankat shqiptare nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Shifra u publikua nga kreu i kësaj drejtorie Agim Ismaili gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë. Ismaili tha se dikasteri i drejtuar prej tij ka referuar në prokurori një sërë rastesh por që sipas tij nuk kanë përfunduar në gjykatë.

Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave: Janë 28 milionë euro të bllokuara në banka si transaksione të dyshimta për 2016. Janë 184 procedime penale të nisura për pastrim parash, por ecuria e procedimeve penale është problem, sepse hetimi dështon, nuk dërgohet në gjykatë. Policia e ka kryer detyrën.

Trafiku i lëndëve narkotike edhe për 2016 shprehet Ismaili mbetet burimi kryesor i parave të pista në qarkullim, të cilat më pas thotë ai përdoren për investim kryesisht në ndërtim.

Ajo që mbetet ende sfidë thotë kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave është futja e parasë jashtë rrugëve bankare.

Sipas Ismailit një pjesë e parave që qarkullojnë si pasojë e aktiviteteve të paligjshme në vend shkojnë për financimin e terrorizmit./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form