Ora News – Basha: Krimi i bërë njësh me pushtetin po rrezikon sigurinë kombëtare

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Beteja e parë është fituar. Kështu shprehet kryetari i Partisë Demomkratike, Lulzim Basha, në ditën e 11 të protestës ndërsa bisedonte mbi lirinë e shprehjes ku ishin prezentë siç tha ai, dy zërat e fjalës së lirë, analistët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.
Basha: Beteja e parë është fituar, frika është vrarë, kurajo qytetare po ngrihet nga jugu në veri, anembanë Shqipërisë.
Basha foli dhe për krijimin e shtabeve zgjedhore nga ana e Rilindjes.
Basha: Në çdo fshat e në çdo qytet të Shqipërisë rilindasit sëbashku me bandat kriminale kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me komandantë të hurit dhe litarit, me trafikantë droge si Artur Bushi, me vrasës si Mark Frroku, me gjobëvës si Emiljano Shullazi, me trafikantë të motrave dhe grave si Arben Ndoka.
Qeveria, tha Basha, është bërë njësh me krimin dhe po vë në rrezik zgjedhjet dhe demokracinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-krimi-i-bere-njesh-me-pushtetin-po-rrezikon-sigurine-kombetare/

Share This Video


Download

  
Report form