Report TV - Qytetarit i hiqet paga invaliditetit, pretendojnë se është i aftë për punë

Report TV 2017-06-04

Views 0

Qytetari Bib Laska nga Rrësheni është invalid, i cili prej 20 vjetësh trajtohet më pagesë invaliditeti, por në vitin 2014 atij i kanë hequr këtë pagesë me pretendimin se është i aftë për punë.

Bib Laska vuan nga sëmundja e polemiolitit çka i ka sjelle probleme në lëvizje.

Laska thotë se nuk është i aftë të kryje asnjë llojë pune përshkak të gjendjes shëndetsore, teksa tregon se prej vitesh rendet nëpër insitucione por pa mundur të marrë asnjë përgjigje.

Laska kërkon që ti gjendet zgjidhje, pasi në bazë të dokumentacionit që dispunon i plotëson të gjitha kriteret për të përfituar pagesen. Ndërkohë, familja Laska jeton në kushte të vështira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur, pasi edhe njëren prej vajzave e ka të sëmurë.

Share This Video


Download

  
Report form