Report TV - 30 milionë$ borxhe, Albpetrol nxjerr në ankand pronat e ARMO-s

Report TV 2017-06-04

Views 0

Borxhet që arrijnë qindra miliona euro kanë bërë që thuajse të gjitha pronat e astetet e ARMO-s të përfundojnë të konfiskuara apo në ankande.

Pasi një bankë bleu vitin e shkuar 54 prona të ARMO-s dhe një tjetër nxorri në shitje rreth 22 prona të tjera, është Albpetrol ajo që kërkon të marrë diçka nga rafineria shtetërore e naftës.

Report Tv ka mësuar se Albpetrol ka nxjerrë në ankand një pronë prej 31 mijë metrash katrorë në Mallakastër.

Sipas kompanisë përmbarimore që organizoi tenderin, vlera e pronës llogaritet 17 milionë lekë dhe afati i fundit i dorëzimit të ofertave ishte 27 shkurti.

Ndërkaq, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vlera totale e borxhit të ARMO-s ndaj Albpetrol arrin në 30 milionë dollarë.

Por ndërsa asetet e ARMO­-s rezultojnë të konfiskuara, në proces ankandi, apo të shitura, Rafineria e saj në Ballsh gjithsesi vazhdon punën nën Ionian Refining dhe Trading Company, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale.

U pretendua se Ionian Refining dhe Trading Company, kishte arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO­-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori.

Share This Video


Download

  
Report form