Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Refuzimi i Presidentit Ivanov për ti dhënë mandatin për krijimin e qeverisë kreun e LDSM, Zoran Zaev ka thelluar krizën politike në Maqedoni.
Deputeti shqiptar i LDSM-së, Muhamed Zeqiri, në një lidhje telefonike për Ora News thotë se me këtë akt Ivanov tregoi se është një kukull e Gruevskit.
Zeqiri: Jemi duke analizuar situatën e re, kjo që bëri Presidenti është grusht shteti dhe me këtë veprim tregoi se është vetëm një kukull të cilën e dirigjojnë kriminelët në pushtet si Gruevski. Nuk na çuditi vendimi i Ivanov, kemi pritur që të jetë në lartësinë e tij por nuk arriti të dalë nga kthetrat e familjes kriminele që ka udhëhequr gjatë 10 viteve të fundit Maqedoninë.
Deputeti Zeqiri thotë se vendimi i Ivanov nuk lidhet as me platformën shqiptare dhe as protestat e maqedonasve kundër gjuhës shqipe.
Zeqiri: Kjo nuk qëndron, nuk është detyrë e tij të komentojë platforma. Detyrë e tij është ti japë mandatin atij subjekti që siguron 61 nënshkrime që garanton se kemi shumicën në parlament. Nuk besoj, Presidenti është kukull që luan ashtu siç kërkon Gruevski. Gruevski ka manipuluar dhe këta njerëz që dalin dhe protestojnë duke luajtur sërish me kartën nacionaliste. Vetë Gruevski para se të dështojnë bisedimet me BDI edhe ai kishte pranuar avancimin e gjuhës shqipe. Tani manipulon me qytetarët por është e qartë. LDSM është bashkë me gjithë subjektet e tjera politike dhe VMRO e vetme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/zeqiri-per-ora-news-ivanov-deshmoi-se-eshte-kukull-e-kriminelit-gruevski/