Prezantohet strategjia kombëtare anti-kanabis

RTV KLAN 2017-06-04

Views 1

Me një strategji kombëtare, qeveria është e sigurt se brenda këtij viti do të mund ta fitojë luftën me trafikantët e kanabisit. Planin kryeministri Edi Rama e ka bërë publik në krah të ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërsa përball kishte kryeprokurorin, kreun e Shërbimit Informativ dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë, institucione që kanë rolin e tyre në zbatimin e strategjisë.

Kryeministri pranon se pjesë e suksesit të deritanishëm e trafikanteve për të shtuar hapësirat e mbjella me kanabis është dhe fakti se kane pasur bashkëpunëtore në radhët e policisë.

Strategjinë kryeministri e prezantoi pasi beri një përmbledhje të gjate të situatës që qeveria e tij gjeti me kanabisin, duke thëne se gjendja ishte e trashëguar.

Edi Rama, Kryeministër: Është një sfidë që ka nisur me një betejë, që deri momentin kur u zhvillua askush nuk e shikonte si të mundur. Çmontimi i republikës autonome të Lazaratit. Është një sfidë e përbashkët përballë një fenomeni të vjetër sa Shqipëria e tranzicionit. Ka qenë para tre vitesh kur republika e Lazaratit gëzonte mbrojtje publike të shpallur. Paraardhësi im publikisht deklaronte se zhvillimi i posaçëm i Lazaratit ishte vendim politik.

Në këto tre vite janë sekuestruar 100 milionë euro pasuri kriminale. Ka një shumëfishim të operacioneve të përbashkëta me policinë italiane. Korruptimi i policëve, i drejtuesve është problem. Që janë të përfshirë drejtpërdrejt në një marrëdhënie krejtësisht kriminale me organizatorët e këtij rrjeti. Duke parë në sy këtë problem nuk është aspak dobësi, por është forcë për tu përballur me një dobësi që cenon në mënyrë të padrejtë punën e policisë së shtetit./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form