Në mbyllje të vizitës dy-ditore në Shqipëri, kryeministri i Landit të Hessenit në Gjermani, vlerëson përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e antarësimit në BE, por kërkon nisjen e procesit te vettingut si një domosdoshmëri dhe garanci edhe për investimet e huaja.
Pas takimeve me kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, kryeministri i landit gjerman te Hesenit nuk ka mundur të krijojë një panoramë të qartë për situatën politike, ekonomike dhe sociale te vendit tonë. Kjo pasi siç pranon, ai te dy liderët i kanë folur për luftën ndaj korrupsionit, krimit e drogës por edhe domosdoshmërinë e kryerjes se reformës në drejtësi, por duke drejtuar gishtin nga kundërshtari si përgjegjës për gjendjen ku ndodhet vendi.
Në një komunikim me mediat Volker Bouffier tha se te gjitha palët duhet të nisin nga kryerja e vettingut nëse duan qe investimet e gjermane te rriten, pasi kërkohet besueshmëri për të investuar.
Pjese e grupit parlamentar të CDU -së në parlamentin gjerman, Bouffier mendon se reformat e Shqipërisë nuk mund te mohohen siç dhe nuk mund te mos pranohet se shumë punë mbetet për t?u bërë nëse Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE.
Sa për çeljen e negociatave ai thotë se i gjithë rajoni i Ballkanit duhet të integrohet jo vetëm si çështje meritash apo suksesesh, por edhe për shkake te politikave te zgjerimit./Tv Klan