Prokuroria nis hetimet mbetjet italiane

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Prokuroria e Krimeve të Renda ka nisur një proces hetimor pas disa lajmeve në media periferike italiane se 1300 kontenierë me mbetje urbane dhe industriale të nisura nga Italia me destinacion Maqedoninë, ishin zhdukur në Shqipëri.

Procedimi fillimisht u regjistrua në prokurorinë e Durrësit për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por këtë të premte i ka kaluar për kompetencë Krimeve të Rënda për shkak të kompleksitetit të çështjes. Në bazë të të dhënave të deri tanishme mediatike prokuroria ka dyshime për një grup të strukturuar kriminal.
Oficerë të policisë gjyqësore kanë sekuestrua në Drejtorinë e Doganave të gjitha praktikat e ndjekur për këtë rast dhe do të sekuestrohen materialet në portin e Durrësit.

Aktivistë të Aleancës kundër importit të Plehrave dorëzuan një kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme ku kërkonin nisjen e hetimeve. Por ata sqaruan se ata nuk kanë asnjë informacion tjetër përveç lajmeve të publikuara në disa portale italiane.

Drejtoria e Doganave në një njoftim zyrtar për mediat sqaroi se për vitin 2016 Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë,1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë. Por këto kontenierë, sipas saj, kane transportuar mallra ushqimi dhe tranziti rezulton i mbyllur në sistemin elektronik./TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form