Ora News – PS-LSI bashkë në Sukth, Koka e Dako bashkë ndajnë lejet e legalizimeve

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ngërçit dhe mos marrveshjeve disamujore, koalicioni aktual qeverisës u bashkua në qendrën administrative të Sukthit ku ALUIZNI Durrës shpërndau katër mijë leje legalizimi.
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministri i mjedisit Lefter Koka, dhe kryebashkiaku Vangjush Dako shtrënguan duart në takimin e zhvilluar nga ALUIZN-i Durrës.
Kreu i Kuvendit pasi përgëzoi qeverinë për arritjen e objektivit me legalizimet, thumboi aleatët duke u kërkuar qytetarëve të falenderonin edhe partinë socialiste.
Meta: Kjo është një zonë e jashtëzakonshme dhe këto prona kanë një vlerë të jashtëzakonshme, dhe për shkak të zonës ku jeni. Një zonë pranë bregdetit, një zonë pranë akseve kryesore të zhvillimit të vendit dhe absolutisht që legalizimi i jep një dimension tjetër, një vlerë tjetër pronave tuaja.
Dy kundërshtarët e përhershëm Dako-Koka e morën fjalën njëri pas tjetrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-dako-e-koka-shperndajne-lejet-e-legalizimeve-ne-sukth/

Share This Video


Download

  
Report form