Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi Evropian është i gatshëm të çel negociatat, por i takon Shqipërisë të bëj hapat e nevojshëm.
Ka qenë ky mesazhi i përfaqësueses se lartë të politikës se jashtme të Bashkimit Evropian Frederika Mogherini, gjatë një takimi qe ajo zhvilloi me studente ne tirane.
Mogeherini tha se udhëheqja politike shqiptare duhet te ndermarr hapat e duhur për zbatimin e reformës në drejtësi duke nisur me Vettingun, ndërsa sipas saj kjo reformë nuk është kërkesë e Brukselit por e vetë qytetarëve shqiptare.
Mogherini: Në anën tonë, ne jemi gati që të fillojmë negociatat. Ne na duhet që udhëheqja të marrë vendimet e duhura për sa i përket zbatimit të reformës që u miratua. Dera e BE-së është e hapur për vendin tuaj, për rajonin dhe ne duam që ju të hyni në Bashkimin tonë.
Mogherini komentoi situatën politike, ndërsa tha se palët politike për çështje të rëndësishme siç është integrimi, duhet të sillen me konstruktivitet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mogherini-me-studente-miratoni-vettingun-beni-hapa-perpara/