Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për kryedemokratin Lulzim Basha kryeministri Rama po bën çdo përpjekje për të mos pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme me 18 qershor.
Duke folur nga çadra e protestës, Basha tha se Rama ka frikë jo vetëm nga humbja e pushtetit por dhe fakti se rrezikon burgun për lidhjet e tij me krimin dhe aferat kurruptive.
Rama: I zhytur siç është deri në fyt me aferat korruptive të tij dhe Ministrave të tij, i zhytur deri në fyt siç është me lidhjet me krimin e organizuar, me banditët më të njohur të Shqipërisë dhe Ballkanit, me drogën dhe paratë e drogës ai e di fare mirë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme jo vetëm do të largohet nga pushteti por do të përfundojë para drejtësisë dhe me gjasa prapa hekurave. Kjo është beteja, kjo është lufta.Prandaj ai po bën gjithçka që me 18 qershor të mos ketë më zgjedhje, mos të ketë më mundësi shqiptari të zgjedhë, por të vazhdojë dhe të zgjedhë vetëm Edi Rama dhe 40 hajdutët dhe kriminelët e tij që janë pasuruar në kurriz të një populli të rraskapitur dhe të rrënuar nga qeverisja e tij korruptive dhe kriminale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-zgjedhje-te-lira-rama-humb-pushtetin-dhe-shkon-ne-burg/