Kryeministri Edi Rama ka përshkuar në këmbë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" sot në mesditë, duke kaluar fare pranë çadrës së protestuesve të PD.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga 4 truproja, është nisur nga zyra e tij në Kryeministri dhe ka kaluar në këmbë përmes Bulevardit, duke u drejtuar ndërmjet Kryesisë së Kuvendit dhe Kullave Binjake.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e protestuesve të opozitës të cilët e kanë fishkëllyer Kryeministrin si dhe kanë thirrur në kor "Rama Ik", ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet.