Drogë me kamion drejt Maqedonisë, prangoset shoferi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një maqedonas ra në prangat e policisë në pikën kufitare të qafë thanës në Pogradec pasi tentoi të trafikonte një trailer në paletat e së cilës ishte fshehur hashash.Nga shërbimet e policisë kufitare mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në paletat e drurit të rimorkios. Këtu 40 vjecari Nikola Damchesku kishte krijuar hapësira ku kishte vendosur kuti plastike të mbushura më lëndën narkotike.Edhe pse sasia e drogës ende nuk është përcaktuar,dyshohet se kemi të bëjmë me disa qindra kilogramë të fshehura në trilerin e mjetit tip Volvo me targa të Ohrit.Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve i goditjes së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa vjen pas një kontrolli rutinë të procesit të skanimit për mjetet që kalojnë pikën kufitare.Pas kontrollit në vijën e parë policia kufitare bëri skanimin total të mjetit ku dhe u gjet hashashi. Traileri është dërguar në ambientet e policisë së Korcës ndërsa në përfundim të veprimeve do të peshohet sasia e hashashit.

Share This Video


Download

  
Report form