Orë negociatash për Vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme, sa i takon negociatave mes mazhorancës dhe opozitës, në mënyrë që pakica parlamentare të bëhet pjesë e ngritjes së komisioneve të Vettingut.Të hënën pasdite Parlamenti është thirrur në seancë të jashtëzakonshme, për të votuar nisjen e punës së komisionit të parë për vlerësimin e kandidaturave për këto organe.Të premten, mazhoranca dhe opozita shkëmbyen ftesa për nisjen e kontakteve, të cilat do të kulmojnë në negociata për zgjidhjen e ngërçit politik. Ftesë, e cila u përsërit të shtunën nga kryeministri Edi Rama, i cili për të treguar gatishmërinë e tij, tha se është gati të shkoi të negociojë edhe brenda çadrës së PD-së, porse opozita nuk duhet të mbajë peng Vettingun. Por përgjigja e opozitës mbetet e njëjta, krijimi i një qeverie teknike është kusht i patjetërsueshëm. Pavarësisht replikave, Rama - Basha, mësohet se kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë gjithë ditës së hënë do të presë në zyrën e tij çdo përfaqësues politik, qëllimi i të cilit do të jetë negociata, me synim zgjidhjen e ngërçit politik dhe zbatimin e procesit të Vettingut.Meta e ka bërë të qartë se vendi i opozitës është në Parlament dhe se LSI mbështet dialogun politik. Fakt të cilin e ka përsëritur edhe në një takim me të rinjtë e LRI-së në Vlorë.?Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit?Apel për negociata dhe bashkëpunim mes shumicës dhe pakicës parlamentare bëri edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, gjata takimeve që pati me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare. Ajo theksoi se bojkoti i Parlamentit do të thotë bllokimi i krijimit të komisioneve të Vettingut dhe de facto, kjo ndal procesin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form